Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguar

Lapsi.al 14 November 2025
Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime

Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 20.2 miliardë lekëve (rreth 200 mln euro) me rritje mbi 9% nga viti 2023 vëren raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një inspektimi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, nga të cilat rreth 18.9 miliardë lekë (rreth 190 mln euro) janë detyrime të mbatura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore. Entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 1,2 miliardë lekë.

KLSH vëren se pavarësisht se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2023, vlera totale e detyrimeve të papaguara është rritur ndjeshëm, duke u zgjeruar me rreth 469 milionë lekë krahasuar me vitin 2023. Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.

Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10,606 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 1.3 miliardë lekë të tjera në vitin 2024, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 18 miliardë lekë. Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39% të detyrimeve totale të sigurimeve ose 7.85 miliardë lekë.

Subjektet juridike (bizneset e mëdha) mbajnë peshën kryesore të borxhit, me 54.9% të totalit, ose mbi 11.1 miliardë lekë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Tatimeve në shtator 2024, ISSH ka paralajmëruar se borxhi në rritje ndikon drejtpërdrejt në përfitimet e individëve. Për shkak se shumë punëdhënës nuk kanë shlyer kontributet, një numër i konsiderueshëm punonjësish nuk mund të marrin shërbime nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi listë-pagesat rezultojnë të paverifikuara.

KLSH sugjeroi bashkëpunim më të fortë ndërmjet DPT-së dhe ISSH-së, për të garantuar administrimin e rregullt të kontributeve dhe uljen e stokut të detyrimeve të papaguara, i cili çdo tremujor vijon të jetë progresiv. Në total, detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore për vitin 2024 përfshijnë 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar vlerën e përgjithshme të borxhit në 20.22 miliardë lekë.

KLSH zbuloi se stoku i borxhit në detyrimet e papaguar u rrit me rreth 9.6% se një vit më parë. Kjo ecuri tregon rënien e disiplinës së bizneseve për pagesën e sigurimeve të punonjësve si dhe përkeqësimin e situatës financiare të bizneseve edhe dobësitë e administrimit të detyrimeve në sektorin publik. Në vitin 2023 totali i detyrimeve ishte rreth 18.46 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kaloi 20 miliardë lekët, duke e thelluar më tej presionin mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për punonjësit që nuk u njihet kontributi për shkak të mos-shlyerjes nga punëdhënësit

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI