Flash

C. Ronaldo rrezikon gjithë fazën e grupeve të Botërorit: ç'thotë rregullorja e FIFA-s

Lapsi.al 14 November 2025
C. Ronaldo rrezikon gjithë fazën e grupeve të Botërorit:
Cristiano Ronaldo ka kaluar një mbrëmje për t’u harruar në rënien e rëndë të Portugalisë kundër Irlandës, ndoshta ndeshja e fundit e kualifikimeve botërore në karrierën e tij. Një goditje me brryl i dhënë një kundërshtari i ka kushtuar përjashtimin e parë absolut me fanellën e kombëtares së tij dhe tani rrezikon një pezullim që mund ta mbajë jashtë për pjesën më të madhe të fazës së grupeve të Botërorit 2026. Rregullat e FIFA-s janë veçanërisht të rrepta për episode të këtij lloji dhe, me kualifikimet drejt fundit, ndalimi eventual do të vuhej drejtpërdrejt në turneun botëror. Kodi Disiplinor i FIFA-s, në nenin 14, paragrafi 1, parashikon të paktën tre ndeshje pezullim për gjeste të dhunshme si goditja me brryl, goditje të tjera ose pështyrja. Me vetëm një ndeshje të mbetur për t’u luajtur në ecurinë e kualifikimit të Portugalisë, një pezullim minimal do ta çonte CR7 të humbiste ndeshjet e mbetura për në Botëror, duke kompromentuar pothuajse tërësisht edhe fazën e grupeve. Portugalia nuk e ka siguruar ende matematikisht kalimin për 2026, por mbetet e zonja e fatit të saj: kryeson Grupin F me 10 pikë, dy më shumë se Hungaria, dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Armenisë.

Ronaldo rrezikon gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026

Cristiano Ronaldo ka marrë kartonin e parë të kuq të karrierës së tij me kombëtaren pas 226 ndeshjesh. Në minutën e 59' të sfidës që Portugalia humbi 2-0 në Irlandë, kapiteni goditi me bërryl O’Shea. Arbitri Nyberg fillimisht kishte zgjedhur për paralajmërim, por rishikimi në VAR e shtyu ta kthente në përjashtim të drejtpërdrejtë. CR7 la fushën i tërbuar, i shoqëruar nga fishkëllimat e Aviva Stadium. Pak para se arbitri të vendoste ta përjashtonte, Cristiano Ronaldo, pesë herë fituesi i Topit të Artë, i tha lojtarit që kishte goditur të mos bënte skena dhe imitoi të qarën: tifozët irlandezë e vunë re dhe, kur CR7 u përjashtua pas një kontrolli VAR, ia kthyen gjestin në të njëjtën mënyrë. Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, zbulon çfarë i ka thënë Cristiano Ronaldo gjatë debatit pas kartonit të kuq: “Më komplimentoi për faktin që i bëra presion arbitrit…”. Një mbrëmje aspak e thjeshtë për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe fatura për t’u paguar mund të jetë shumë e rëndë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI