Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Connect Albania Forum

Lapsi.al 14 November 2025
Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes.

Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori të ekonomisë.

I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do të mbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuar vizionin ekonomik të vendit.

Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistë të fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se si paguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e më digjitale.

Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojë një sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësi unike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisë për t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisë kibernetike.

Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performanca artistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do të përjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike. “Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjik me Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej vitesh udhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend.

Ky bashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektiv kombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Është një thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar më thellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes.

(Artikull promocional) 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI