Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkesa e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim

Lapsi.al 14 November 2025
Kërkesa e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë

Kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim nga Apeli i GJKKO-s. Seanca do të mbahet ditën e sotme, në orën 09:00. Kjo seancë u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të ish-presidentit Meta, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.

Kjo me argumentin se muajin e kaluar kishte gjykuar çështjen për revokimin e masës, e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se gjyqtarja Dollani, nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme.

Sipas ish-presidentit Meta, vendimet e të tre niveleve të gjyqësorit që kanë urdhëruar qëndrimin e tij në qeli janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kreu i PL-së thotë se po mbahet në paraburgim pa një akuzë të formuluar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryj...

07:31

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI