Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Qeveria e re/ Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim

Lapsi.al 14 November 2025
Qeveria e re/ Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.

Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re.

Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.

“Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.

“Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.

“Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.

Pse nuk po thirret seanca?

Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër.

Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën.

“Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”.

Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit.

Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve – sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së - atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.

“Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo.

Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”.

Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?

Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin.

Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit.

Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real.

Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza.

Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe... /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajona...

19:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI