Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama sulmon gjyqtarët: Janë ose të korruptuar, ose injorantë

Lapsi.al 14 November 2025
Rama sulmon gjyqtarët: Janë ose të korruptuar, ose injorantë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot në Njësinë 2 në kryeqytet, turin e dëgjesave me qytetarët për projektbuxhetin 2026. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, Rama deklaroi se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave.

“Problemi është e para për shkak se rritet popullsia në Tiranë, rritet nevoja dhe natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet.

Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të përdoret për aktivitete si rritje bagëtish në qytet, sepse deri ku ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në dispozicion të komunitetit”.

Rama shigjetoi sërish gjyqtarët të cilët iu kanë dhënë të drejtë një zërë biznesesh për të zhvilluar aktivitetin e tyre në një zonë apo hapësirë që nuk kanë të drejtën e lejes për të ndërtuar apo për ta shfrytëzuar.

“Kemi arritur që kur bëhet një ndërtim në një pronë, flasim për ndërtim banesash, dhe pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues, gjithçka që është rreth ndërtimit, nuk është më e pronarit dhe as e ndërtuesit, është e komunitetit. Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre, që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon.

E di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës duke i treguar fotografinë dhe duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor. Ama për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen, që një lokal i zë rrugën për të dalë nga shtëpia, të mendoje që ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y apo se është korruptuar inspektorati. Kur në fakt e vërteta është se ai lokali nuk prishet se gjykatësi i ka dhënë të drejtën të rrijë aty dhe të bëjë biznes në kurriz të komunitetit”.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se deri dje janë liruar 100 mijë metra katrorë nga zaptuesit.

“Më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur. Nëse ne duam të ndërtojmë një shkollë apo kopsht, aty ku hapësira është e lirë dhe prona është private, atëherë duhet ta shpronësojmë. Nuk mund të jetë prona e pasistemuar aty për sa kohë është hapësirë publike kur pronari të marrë leje le të bëjë çfarë të dojë. Dje ishte arritur shifra e 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Ku po bëhen projekte përkatëse për ti kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI