Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lideri i PD-së Sali Berisha pret në zyrë deputetin britanik Martin Wickers

Lapsi.al 15 November 2025
Lideri i PD-së  Sali Berisha pret në zyrë deputetin britanik

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, Martin Wickers. Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.

Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Wickers një panoramë të plotë të pasojave të këtij fenomeni.

Postimi i plotë:

Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.

Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Wickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI