Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, diaspora vendos rezultatin

Lapsi.al 15 November 2025
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, diaspora vendos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet e votave me postë nga diaspora për 18 komunat që ishin në garë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Sipas të dhënave, Lidhja Demokratike e Kosovës kryeson listën e kandidatëve me më shumë vota nga jashtë vendit, me Bexhet Xheladinin në Dragash që ka marrë 873 vota.

Në vend të dytë është Ruzhdi Shehu i Junikut me 573 vota, ndërsa Alban Hyseni i Gjilanit renditet i treti me 535 vota. Në një përmbledhje sipas partive, Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar më së shumti vota nga diaspora, me gjithsej 3,202 vota.

LDK-ja renditet e dyta me 2,740 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e treta me 1,618 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mbyll renditjen me 1,205 vota.

Rezultatet tregojnë se diaspora ka dhënë një kontribut të dukshëm në zgjedhjen e disa kryetarëve komunalë, duke ndikuar sidomos në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Suharekë, Mitrovicë dhe Junik. Ndërkohë, në disa komuna si Viti dhe Pejë, kandidatët e LDK-së ruajtën epërsinë në përballje me kandidatët e VV-së, pavarësisht se disa morën më shumë vota nga jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI