Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zjarri shkrumbon qendrën shëndetësore në Sukth, raportohet dëme materiale

Lapsi.al 15 November 2025
Zjarri shkrumbon qendrën shëndetësore në Sukth, raportohet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë të shtunë qendrën shëndetësore të zonës së Sukthit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë arritur të shkatërrojnë plotësisht ambientet e brendshme. Në momentin e ngjarjes, godina ishte e mbyllur dhe brenda saj nuk kishte personel apo qytetarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen hetuesit, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të parë nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI