Flash

Millie Bobby Brown shpërthen ndaj fotografit në premierën e filmit

Lapsi.al 16 November 2025
Millie Bobby Brown shpërthen ndaj fotografit në premierën e

Millie Bobby Brown pati një moment të sikletshëm me një fotograf gjatë premierës së “Stranger Things” Season 5, që u mbajt më 13 nëntor në Londër.

Aktorja 21-vjeçare po pozonte në tapetin e kuq, kur një fotograf i bërtiti: “Smile!”. Brown iu kthye ashpër duke i thënë: “Smile? You smile!”, ndërsa e drejtoi gishtin drejt tij dhe më pas u largua nga pozat.

Reagimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Disa e kritikuan Brown për sjelljen e saj, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke kujtuar se ajo është “një nënë e re që po përballet me shumë sfida”.

Aktorja është martuar në maj 2024 me Jake Bongiovi, ndërsa këtë verë çifti adoptoi një vajzë.

Një javë më parë, Brown u shfaq në premierën e Los Angeles së bashku me David Harbour, pavarësisht raporteve se aktorja e kishte akuzuar atë për bullizëm dhe sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve.

Dyshja pozuan të qeshur dhe të afërt, duke i hedhur poshtë thashethemet për një konflikt mes tyre. Brown madje e quajti Harbour-in një figurë atërore për të.

Harbour, i cili mungoi në eventin e Londrës, më herët ka folur për lidhjen e tyre të veçantë, duke thënë se e ka parë Millie-n të rritet që në fillimet e karrierës.

 

Të këshilluara

Adele debuton në aktrim me filmin e Tom Ford

Këngëtarja e njohur britanike, Adele do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin “Cry to Heaven”, adaptim i romanit të Anne Rice nën regjinë e stilistit dhe ...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI