Flash

Nga goli i anuluar Demollarit, te precedentët e frikshëm me Anglinë: duhet mrekullia

Lapsi.al 16 November 2025
Nga goli i anuluar Demollarit, te precedentët e frikshëm me

Shqipëria zbret në fushë pasditën e sotme në orën 18.00 për tu përballur me Anglinë në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Fatmirësisht ndeshja nuk mund të ndryshojë pozitat e asnjërës skuadër me anglezët të blinduar në vendin e parë me vetëm fitore dhe kuqezinjtë të dytët me gjashtë rezultatet positive radhazi.

Pse fatmirësisht? Sepse bazuar në precedentët me Anglinë ndeshja nuk do të kishte histori. Asnjë rezultat pozitiv në 7 ndeshjet e mëparshme, me Anglinë fituese në të gjitha rastet, e gjithnjë me më shumë se dy gola diferencë. 21 janë golat e pësuar nga kuqezinjtë në përballjen me Tre Luanët, që kanë lejuar vetëm një herë prekjen e rrjetës. Pikërisht në këtë pikë mbahet mend goli që shkaktoi aq shumë polemika në 26 prillin e vitit 1989, në një mbrëmje tipike britanike, në Wembley, kur në minutën e 42’ anësori anuloi ende në mënyrë të pakuptimtë golin brilant të Demollarit.

Atë ndeshje Anglia do ta fitonte 5-0 dhe me fanellën kuqezi do të debutante Blendi Nallbani, portieri 17 vjeçar që u shpall lojtari i ndeshjes, pavarësisht 5 golave të shënuar. Në fakt 5-0, e përsëritur edhe në vititn 2021 është rezultati më i thellë që kemi pësuar nga Anglia, me të cilët jemi ndeshur gjithnjë vetëm në kualifikueset e Kupës së Botës dhe me të cilët historia nis në mars ’89 me një 0-2 në Tiranë.

Rezultat i përsëritur edhe herën e fundit që dy kombëtaret janë përplasur në fushë, në debutimin e këtyre eliminatoreve, në 21 mars 2025.

Anglia

SHIFRAT E KËSAJ FUSHATE

Anglia është e frikshme: vetëm fitore e asnjë gol i pësuar. Në 7 ndeshjet e zhvilluara deri tani, skuadra e Tuchel ka shënuar 20 gola, pothuaj mesatarisht 3 për ndeshje.

Shqipëria nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje, atë debutuese kundër Anglisë në Wembley 2-0. Që aty një seri prej 6 rezultatesh pa humbje, me vetëm një gol të pësuar, në barazimin 1-1 në Letoni.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI