Flash

Offset ngre aludime për atësinë, reagon Cardi B

Lapsi.al 16 November 2025
Offset ngre aludime për atësinë,  reagon Cardi B

Offset shkaktoi bujë në rrjetet sociale pasi publikoi — dhe më pas fshiu — një mesazh në Instagram lidhur me bebin e porsalindur të ish-bashkëshortes së tij, Cardi B, dhe futbollistit të NFL, Stefon Diggs.

Sipas pamjeve të publikuara online, reperi i Migos, Kiari Cephus (Offset), shkroi në Instastory: “Fëmija im lol,” pak pasi u përhap lajmi se Cardi B kishte sjellë në jetë një djalë me Diggs.

Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar, iu përgjigj në X (ish-Twitter) me disa postime të cilat më vonë i fshiu. Ajo u shpreh se është e lodhur nga “ngacmimet” që pretendon se vazhdojnë prej më shumë se një viti:

“Ju mendoni se është qesharake, por nuk është… për më shumë se një vit po ngacmohem dhe kërcënohem aq shumë sa ndihem sikur jeta ime është në rrezik… Është argëtim vetëm derisa të jetë shumë vonë,” shkroi ajo. Cardi shtoi se ka ruajtur “çdo provë” dhe paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet shpejt nëse ngacmimet vazhdojnë.

Në një tjetër dalje në X Spaces, artistja tha: “Jam e lodhur nga ngacmimet. Kur më shkruhet privatisht dhe unë e injoroj, atëherë fillon ngacmimi publik… Nuk mund ta duroj më.”

Në gusht të vitit të kaluar, Cardi B kërkoi divorcin nga Offset për herë të dytë, pas gati shtatë vitesh martesë. Çifti ndan tre fëmijë: Kulture (7), Wave (4) dhe Blossom (1). Offset është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë nga lidhje të mëparshme.

Që nga ndarja, Cardi e ka akuzuar publikisht Offset se është nuk është prezent në jetën e fëmijëve, duke thënë se ajo mbulon shumicën e shpenzimeve të larta për fëmijët e tyre. Vetëm pak ditë më parë, Cardi B mirëpriti një djalë me futbollistin e New England Patriots, Stefon Diggs, me të cilin konfirmoi lidhjen në maj.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI