Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Po një kalonte pakon me kanabis përmes portit, arrestohet marinari italian në Durrës

Lapsi.al 16 November 2025
Po një kalonte pakon me kanabis përmes portit, arrestohet marinari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi italian S. M., 25 vjeç, i punësuar si marinar në linjën Durrës – Ankona.

Ai u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis. Kontrolli ndaj tij u krye pas informacionit të siguruar nga rrugë operative. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale dhe materiali procedurial do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”

Të këshilluara

Qeveritë po shkojnë drejt falimentimit

Borxhi publik është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Ai i lejon shoqëritë të ruajnë pasurinë, të përballojnë krizat dhe të ndërtojnë për të ardhmen. ...

07:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI