Flash

Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt

Lapsi.al 17 November 2025
Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt

Kreu i PD-së ka hapur protestën e kësaj të hëne përpara kryeministrisë, duke qenë i pari nga folësit e planifikuar në fjalimet e paralajmëruara.

Berisha e ka nisur fjalën e tij duke përshëndetur të pranishmit dhe ai ka prezantuar platformën “parlamento-qyetare” siç e ka quajtur ai. Ai gjithashtu u shpreh se kjo javë faktoi se qeveria po shkatërrohet teksa theksoi se largimi i tyre nga pushteti mbetet në dorën e qytetarëve.

"Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt" - deklaroi Berisha mes ovacionesh në protestë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të pranishëm sonte në këtë foltore parlamentare qytetare dhe kudo që jeni. Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës.

Miqtë e mi. Liria është si një lumë, të cilin me asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Pikërisht kjo është platforma parlamentaro-qytetare që ne inaugurojmë sot para pallatit të krimit.

Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin.

Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare.

Para pallatit që në një krim monstruoz ndaj shqiptarëve i zvogëloi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit.

Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushteti u përballen me tonelata e eurove të drogës u përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristëve të votës. U përballëm me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjikstike të gjithanshme të shtetit mafioz, te narkosheshtit vetem e vetem për rotacioni, largimi nga pushteti.

Po të ndalimi vetë këtë javë, nuk ka javë që paraqet me qarte fytyrën e urryer te narkoshtetit shqiptar. Gjate kësaj jave skandalet me të mëdha, kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë për të fshirë nga historia.

Po këtë javë në vendin më të sigurt të supozuar, masakra ku bandat e qeverisë likuidojnë bandat e tjera të qeverisë por ajo qe kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja defakto e narkoparlametit”, tha Berisha.

Të këshilluara

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit. Hamza u zgjodh përmes vot...

18:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI