Flash

Cardi B akuzon Offset për ngacmim: “Kam frikë për jetën time”

Lapsi.al 17 November 2025
Cardi B akuzon Offset për ngacmim: “Kam frikë për

Cardi B thotë se ndihet e kërcënuar pas veprimeve të ish-bashkëshortit të saj, Offset, i cili hodhi dyshime për atësinë e foshnjës së saj të sapolindur me Stefon Diggs.

“Njerëzit mendojnë se është qesharake, por nuk është… ka kaluar më shumë se një vit dhe ende po ngacmohem dhe kërcënohem deri në atë pikë sa ndjej se jeta ime është në rrezik,” shkroi ajo në X, në një postim që më vonë e fshiu.

“Disa bëjnë gjithçka për vëmendje, dhe mund të kthehet shumë shpejt në diçka të rrezikshme… Më lër rehat” shtoi reperja e “WAP”.

Më pas, Cardi — emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar — foli në Spaces, duke treguar se ngacmimet kanë qenë edhe private, edhe publike.

“Jam lodhur së tepërmi duke u ngacmuar. Kur më ngacmojnë privatisht dhe i injoroj, atëherë fillojnë publikisht,” tha ajo.

Komenti i Cardi-t erdhi pasi Offset (Kiari Cephus), gjithashtu 33 vjeç, postoi dhe fshiu një mesazh enigmatik pak pasi u raportua se Cardi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt.

“Fëmija im lol,” shkroi ai në Instagram Story, duke lënë të kuptohet një dyshim publik mbi atësinë e foshnjës me futbollistin e New England Patriots, Stefon Diggs.

Page Six raportoi ekskluzivisht verën e kaluar se Cardi kishte kërkuar divorcin nga Offset për herë të dytë, pas pothuajse shtatë vitesh martesë.

Çifti ndan tre fëmijë: Kulture (7), Wave (4) dhe Blossom (1). Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të tjera.

Që nga ndarja, dysjhja kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza në rrjete sociale. Në qershor, Cardi e cilësoi Offset-in si një “baba të paditur”, duke zbuluar shumat marramendëse që ajo paguan çdo vit për fëmijët.

Cardi solli në jetë djalin e saj me Diggs, 31 vjeç, në fillim të këtij muaji. Çifti u bë publik në maj.

Ndërkohë, edhe vetë Diggs është përballur me dramë të atësisë: në prill u konfirmua se ai është babai i vajzës së një modeleje në Instagram, Aileen Lopera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI