Flash

“Jam kërcënuar nga 3 numra”/ Ahmetaj: Asnjë provë për transaksione parash në Austri

Lapsi.al 17 November 2025
“Jam kërcënuar nga 3 numra”/ Ahmetaj: Asnjë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë".

“Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Dhe e dyta është në fazën e tymnajës, për një transaksion. Unë do e lë në vazhdën tuaj. Nëse ka një transaksion të dalë publikisht. Ka zero transaksion, jo me Austrinë, por në asnjë vend as parajsa fiskale as kripto", - tha Ahmetaj.

Ai theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Pse prokurori e ka sjellë sot kërkesën, sepse ka thënë që s’ka lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Nëse ka një transaksion, sot do isha i varur. Nëse do kishte një “gjysmë-D” jo “5D”, por vetëm “gjysmë-D” sot do isha i varur," tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Ahemtaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e 3 numrave telefonikë nga institucione ndërkombëtare “përtej oqeanit”.

Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

“Para se të flas për kërcënimet, ne do t'i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s'ka rëndësi se s'dua të bëj sot devijim... në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot” – tha ish-zv.kryeministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit. Hamza u zgjodh përmes vot...

18:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI