Flash

Kërkesë për ekstradim në Zvicër? Arben Ahmetaj: Lajm i rremë, ka dy vjet...!

Lapsi.al 17 November 2025
Kërkesë për ekstradim në Zvicër? Arben Ahmetaj: Lajm i

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Ahmetaj e ka quajtur lajmin të rremë dhe thotë se ricikimi bëhet "për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”

Mesazhi i plotë i Ahmetajt në rrjetet sociale:

“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:”

“Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…”

“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”

“Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”

“Më shumë detaje, në vijim…”, shkruan Ahmetaj

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI