Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Nuk do të jetë e lehtë”/ Marta Kos: Jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE

Lapsi.al 17 November 2025
“Nuk do të jetë e lehtë”/ Marta Kos: Jemi të

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos deklaroi se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese. Duke folur në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Kos tha ndër të tjera se tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.

"Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real.

Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim," tha Marta Kos.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI