Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”/ Berisha sot në SPAK

Lapsi.al 17 November 2025
Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”/ Berisha sot

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pritet të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Berisha refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së prokurorëve të posaçëm për t’u paraqitur në SPK në lidhje me dosjen e “21 janarit”.

Berisha u shpreh se nuk kishte marrë njoftim për thirrjen, ndërkohë SPAK e përgënjeshtroi se fletëthrrjet janë dorëzuar në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD, por se nuk janë pranuar të tërhiqen.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Kreu I PD do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI