Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Trump u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

Lapsi.al 17 November 2025
Trump u bën thirrje republikanëve të votojnë për

Shihet si një kthesë e Presidentit amerikan, Donald Trump: Tani ai është shprehur në favor të publikimit të dosjeve të Epstein. Ai deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të votojnë për publikimin e tyre.

Është koha të çlirohemi nga ky mashtrim i Demokratëve", tha ai në Platformën Truth Social. Deri më tani, Trump e kishte kundërshtuar me forcë publikimin e dosjeve të hetimit në këtë rast. Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kanë kërkuar këtë për muaj të tërë.

Spekulime pas vdekjes së Epstein

Multimilioneri amerikan me influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura dhe të reja për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm. Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Raporti i autopsisë renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes.

Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me qarqe të larta amerikane sollën spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, persona të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij - madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festash. Ekzistojnë dosje të shumta për rastin Epstein, nga të cilat deri më tani janë bërë publike vetëm fragmente.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar të zbulonte plotësisht dosjet Epstein. Për shkak se ky premtim nuk është përmbushur që kur ai mori detyrën në janar, presidenti u vendos nën presion në rritje. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për hapjen e dokumenteve, do të duhet ta miratojë atë edhe dhoma tjetër e Kongresit Amerikan - Senati. Pastaj Presidenti Amerikan duhet ta nënshkruajë publikimin. Nëse do të ndodhë kjo është e paqartë./DW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI