Flash

Vodafone & British Council prezantojnë platformën kombëtare të edukimit dixhital

Lapsi.al 17 November 2025
Vodafone & British Council prezantojnë platformën kombëtare

Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuar Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programitSkills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimitdixhital në mbarë Shqipërinë.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të Ambasadës Britanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. OrjanaOsmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë.

Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone, theksoise ky partneritet me British Council ka për qëllim përmirësimin e aftësive dixhitale të nxënësvenë shkollat e mbarë Shqipërisë. Për të mundësuar rritjen e këtyre aftësive, të dy institucionet do të krijojnë platformën e parë online, e cila do të ofrojë kurikula të veçanta të fokusuara nëinteligjencën artificiale dhe mirëqenien dixhitale, njësoj si në shkollat europiane - konkretishtato të Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera ku Fondacioni Vodafone ka prezencë.

Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council, foli për kurorëzimin e këtijbashkëpunimi si një kontribut në hapjen e rrugëve të reja për nxënësit, ku ata do të mund tëaftësohen për dijet e së ardhmes përmes përdorimit të teknologjisë - jo thjesht si konsumues tësaj, por si inovatorë dhe zgjidhës problemesh.

Pas nënshkrimit zyrtar, nxënësit prezantuan projekte dixhitale frymëzuese, duke demonstruarkreativitet dhe inovacion që pasqyrojnë misionin e programit: ndërtimin e një të ardhmejedixhitale më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Platforma Kombëtare Dixhitale do të ofrojë përmbajtje të personalizuar dhe trajnime tëdedikuara për mësuesit dhe nxënësit, me synim fuqizimin e tyre me aftësitë dixhitalethelbësore. Kjo nismë përputhet me angazhimin e Fondacionit Vodafone për të kapërcyerhendekun dixhital dhe për të nxitur gjithëpërfshirjen përmes teknologjisë. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI