Flash

A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe çfarë po i tremb analistët?

Lapsi.al 18 November 2025
A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe

Tregjet amerikane të teknologjisë kanë pësuar rënien më të madhe që nga prilli i kaluar, duke ringjallur frikën se “flluska” e inteligjencës artificiale mund të plasë. Dhe kur sektori i AI mban mbi shpinë gjithë bursën, lëkundjet janë të forta. Vetëm aksionet e lidhura me AI kanë sjellë 75% të rritjes së S&P 500 (indeksi që përfshin 500 kompanitë më të mëdha në SHBA) që nga ardhja e ChatGPT.

Shtatë kompanitë gjigante (Magnificent Seven), Nvidia, Microsoft, Apple, Alphabet, Amazon, Meta dhe Tesla, tashmë vlejnë më shumë se e gjithë ekonomia e Kinës. Vetëm Nvidia vlen më shumë se Japonia.

A jemi para një flluske të re teknologjike, si ajo e dot-com në vitet 2000? Ekspertët janë të ndarë.

Një pjesë e analistëve paralajmërojnë se shenjat janë të ngjashme me vitet ’90: investitorët blejnë në çdo rënie tregu; tregu beson se “këtë herë është ndryshe” falë teknologjisë së re; ndërsa fitimet për shumicën e kompanive, jashtë të mëdhenjve, janë zero.

Por dallimi kryesor me vitin 2000 është se sot gjigantët e AI prodhojnë fitime reale. Çmimet janë të larta, por jo aq spekulative sa dikur: vlerësimi mesatar i “Magnificent Seven” është gati gjysma e atij të kompanive teknologjike gjatë flluskës dot-com.

Megjithatë, një problem tjetër po del në sipërfaqe: AI nuk ka mungesë kërkese, por mungesë infrastrukture.

Kompani si CoreWeave dhe Oracle kanë qindra miliarda dollarë kontrata në pritje, por nuk kanë energji elektrike dhe kapacitete ndërtimi për të ngritur qendrat e të dhënave brenda afateve.

Kjo krijon “paradoksin e prapambetjes”: paratë, klientët dhe marrëveshjet ekzistojnë, por mungon fuqia, toka dhe rrjeti elektrik për të përballuar kërkesën.

Sipas analistëve, faza e ardhshme e AI nuk do të varet nga kush ka më shumë para për të shpenzuar, por nga kush ka akses në energji, tokë dhe kapacitet ndërtimi.

Thelbi? Edhe nëse flluska shpërthen, teknologjia nuk zhduket. Sfida e vërtetë për AI nuk është tregu, por kufijtë fizikë: a ka mjaft energji dhe infrastrukturë që bota të mbajë ritmin e saj.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI