Flash

E pandehura Balluku garanton veriun: S'do hapim portat e hidrocentralit

Lapsi.al 18 November 2025
E pandehura Balluku garanton veriun: S'do hapim portat e hidrocentralit

Zëvendësja e Ramës sillet sikur asgjë s'ka ndodhur. Ndonëse është e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, Belinda Balluku vijon inspektimet si normalisht. Deri më tani duket se Edi Rama, ky "dashnor" i reformës në drejtësi dhe institucioneve të pavarura, s'ka në plan ta largojë nga qeveria. Ose jemi në kushtet kur mbrojtja ndaj saj është vetëm e përkohshme. Mbetet për t'u parë.

Sot Balluku ishte në hidrocentralin e Komanit. Ajo tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, ku si pasojë e reshjeve intensive janë shtuar ndjeshëm prurjet në kaskadë.

Balluku u shpreh se nuk pritet të hapen portat e hidrocentralit. Ajo theksoi se KESH-i ka punuar që prej datës 11 nëntor për të liruar volumet dhe se në liqenin e Komanit, atë të Vaut të Dejës dhe Fierzës ka ende mundësi për të akumuluar.

“Ne jemi të përgatitur. Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë duhet t’u themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapja e portave sepse ky është problemi kryesor dhe shpeshherë abuzohet edhe me lajmin. Në rastin e përmbytjes së Nënshkodrës flitet për hapjen e portave. Ne po e bëjmë me dije që i kemi kapacitetet dhe volumet pasi kemi punuar nga data 11 nëntor për të liruar volume. Kemi rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në liqenin e Komanit. Ndërkohë që të pesë agregatet e Vaut të Dejës janë në funksion dhe katër agregatet e Komanit janë në funksion. Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit”, tha Balluku.

Të këshilluara

BE propozon "Shengen ushtarak"

Bashkimi Evropian synon të krijojë një "Shengen ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt përtej kufijve të tyre, duke anashkalua...

19:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI