Flash

Jepet alarmi në Vlorë, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Lapsi.al 18 November 2025
Jepet alarmi në Vlorë, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe ngritja e saj mbi nivelin aktual. Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka pasur dëmtime të argjinaturës, me qëllim të ndërhyrjes në kohë për të shmangur çdo rrezik.

Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm. “Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet gjatë orëve të mbrëmjes,” u shpreh ai, duke iu referuar parashikimeve për reshje intensive.

Ndërkohë, Shakaj ka theksuar se janë bërë njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht për familjet që kanë banesat apo bagëtitë pranë shtratit të lumit Vjosë, në mënyrë që strukturat të ndërhyjnë menjëherë në rast nevoje. Për momentin nuk ka rrezik, megjithatë po merren të gjitha masat e nevojshme.

Vlora, deri ditën e enjte në mëngjes, sipas parashikimeve, cilësohet me risk për shkak të reshjeve intensive të pritshme. Zona e Novoselës, edhe për shkak të lumit Vjosë dhe prurjeve të mundshme, mbetet më e rrezikuar. Po punohet për përforcimin e argjinaturës, ndërsa për momentin nuk ka rrezik të menjëhershëm.

Të këshilluara

BE propozon "Shengen ushtarak"

Bashkimi Evropian synon të krijojë një "Shengen ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt përtej kufijve të tyre, duke anashkalua...

19:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI