Flash

Këshilltarët e PS që e shkarkuan, kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të vijë të premten

Lapsi.al 18 November 2025
Këshilltarët e PS që e shkarkuan, kërkesë SPAK: Lejoni

Euronews Albania ka siguruar një shkresë zyrtare, drejtuar institucioneve përgjegjëse, ku kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak këtë të premte, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00.

Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

Në dokument theksohet: "Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.

Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë".

Në shkresë nënvizohet se "pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal". 

Këshilli Bashkiak deklaron "gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak".

Vlen të theksohet se kërkesën për të lejuar Veliajn të vijë në mbledhje e kanë bërë të njëjtë këshilltarë të PS që pak kohë me parë, inicuan dhe ngritën kartonët për sharkimin e tij. Kjo lëvizje vejn pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se tashmë duhet t'i krijohen mundësitë Veliajt të drejtojë Tiranën. /LAPSI.al

Të këshilluara

BE propozon "Shengen ushtarak"

Bashkimi Evropian synon të krijojë një "Shengen ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt përtej kufijve të tyre, duke anashkalua...

19:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI