Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Përmbytje në Mat, banesa iu mbush me ujë, evakuohet një familja me shtatë anëtarë

Lapsi.al 18 November 2025
Përmbytje në Mat, banesa iu mbush me ujë, evakuohet një

Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia. Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI