Flash

Tensionet SHBA-Venezuelë, Maduro: Jam gjithnjë i hapur për bashkëbisedim

Lapsi.al 18 November 2025
Tensionet SHBA-Venezuelë, Maduro: Jam gjithnjë i hapur për
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro stha të hënën se është gati të diskutojë në çdo kohë dhe “ballë për ballë” me Donald Trump, pasi presidenti amerikan la të hapur mundësinë e bisedimeve me homologun e tij venezuelian, në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur në muajt e fundit mjete me fuqi mbresëlënëse zjarri në Karaibe, zyrtarisht si pjesë e një operacioni për të luftuar trafikun e drogës.

“Me këdo që dëshiron të flasë me Venezuelën, ne do të flasim ballë për ballë. Pa asnjë problem. Ajo që nuk mund të lejojmë është që populli i krishterë i Venezuelës të bombardohet dhe masakrohet”, tha kreu i shtetit Maduro, duke iu përgjigjur një letre nga një pastor amerikan gjatë një emisioni televiziv javor në të cilin ai shfaqet. Ai përsëriti se “dëshiron dialog”, duke shtuar “po për paqen” dhe “jo për luftën”, dhe duke këmbëngulur se kushdo që dëshiron të ketë një dialog me ne do të gjejë gjithmonë njerëz për të folur”.

Presidenti venezuelian foli për “sektorët e pushtetit” në Shtetet e Bashkuara, pa përmendur askënd me emër, që “duan që Presidenti Trump të kryejë gabimin më të rëndë të të gjithë jetës së tij duke urdhëruar një operacion ushtarak kundër Venezuelës”. Ai shtoi se “ky do të ishte fundi politik i udhëheqjes së tij dhe atyre që po ushtrojnë presion, duke e provokuar”.

Uashingtoni po alternon mbi mundësinë e nisjes së sulmeve tokësore në Venezuelë, siç e ka përmendur vazhdimisht presidenti amerikan në javët e fundit. Dje, Donald Trump u tha gazetarëve se “në një moment do të flas me të”, duke shtuar se Nicolas Maduro “nuk është i mirë për Shtetet e Bashkuara”. I pyetur nëse ai përjashtonte veprimin ushtarak amerikan në Venezuelë, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e përjashtoj këtë mundësi, nuk përjashtoj asgjë”.

Që nga gushti, ushtria amerikane ka ndërtuar asete gjithnjë e më të fuqishme në Karaibe, përfshirë transportuesin më të madh të avionëve në botë dhe ka nisur rreth njëzet sulme kundër motoskafeve që Uashingtoni thotë se transportonin drogë, duke vrarë të paktën 83 persona.

Pavarësisht sigurimeve të SHBA-së se ky është një operacion kundër drogës, Karakasi e sheh SHBA-në si një “pretekst” për të imponuar “ndryshim regjimi” në Venezuelë, në mënyrë që Uashingtoni të mund të marrë kontrollin e rezervave të mëdha të naftës të vendit latino-amerikan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI