Flash

Ulërimat e Ramës/ Shehaj: Ngriti me urgjencë komisionin për të kapur drejtësinë

Lapsi.al 18 November 2025
Ulërimat e Ramës/ Shehaj: Ngriti me urgjencë komisionin për

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi videon e Edi Ramës në Romë duke bërtitur, duke thënë se po bënte presion për të nisur me urgjencë komisionin për reformën zgjedhore.

Prova, sipas Shehajt, ishte ngritja e shpejtë ditën e sotme e komisionit për reformën zgjedhore.

Shehaj deklaroi ky komision nuk po ngrihet për të përmirësuar sistemin zgjedhor, por për të krijuar një pretekst për ndryshime kushtetuese, me qëllim kapjen e drejtësisë.

Kreu i Mundësia thekson edhe paradoksin e sjelljes së Partisë Demokratike, e cila nga njëra anë e quan situatën “diktaturë pa zgjedhje”, ndërsa nga ana tjetër diskuton për Senatin dhe ulet në tryezë me Ramën.

“Edi Rama donte me çdo kusht që të mblidhej sa më shpejt komisioni për reformën zgjedhore. Dhe në fakt sot u mblodh komisioni.

Po pse Edi Rama e ka kaq me ngut këtë reformën për sistemin zgjedhor? Kur në fakt zgjedhjet janë bërë para 6 muajsh dhe sistemi zgjedhor është perfekt për atë në fakt?

Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama do një pretekst për të futur duart mbi Kushtetutën. Do që nëpërmjet pretekstit të ndryshimit të sistemit zgjedhor të ndryshojë Kushtetutën për të kapur drejtësinë.

Dhe kjo është arsyeja pse ne dëgjojmë nga një anë opozitën dhe Partinë Demokratike që bërtet duke thënë: “Kjo është një diktaturë, nuk ka zgjedhje” e kështu me radhë dhe nga ana tjetër flet për Senatin dhe ulet në tryezë me Edi Ramën” - u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim 

Të këshilluara

BE propozon "Shengen ushtarak"

Bashkimi Evropian synon të krijojë një "Shengen ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt përtej kufijve të tyre, duke anashkalua...

19:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI