Flash

Vrasja e të riut shqiptar në Greqi, flet babai i tij: Ditën e ngjarjes...

Lapsi.al 18 November 2025
Vrasja e të riut shqiptar në Greqi, flet babai i tij: Ditën e

Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi.

Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, kanë raportojnë mediat greke.

Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i dashuri i vajzës me të cilin Sulo Halili kishte krijuar një romancë.

Por, mënyra se si u vra shqiptari tregon se krimi është kryer nga njerëz që e planifikuan eliminimin e tij prej një kohe të gjithë, e mbi të gjitha e dinin se çfarë duhet të bënin për të mbuluar gjurmët.

27-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe banues në Halkida, përpara se të zhdukej u kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Tebë me një mik. Sipas informacioneve, ai e la mikun e tij në Tebë dhe i tha këtij të fundit se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë. Atje, dy ditë pas zhdukjes së tij, makina e 27-vjeçarit u gjet e braktisur. 27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje për ta njoftuar.

Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik.

Në emision in “Me Zemnër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, babai i Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

“Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd.

Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni.

Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur.

Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI