Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Buxheti 2026, Spahia: Veriu merr vetëm 6% të fondeve

Lapsi.al 19 November 2025
Buxheti 2026, Spahia: Veriu merr vetëm 6% të fondeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Saphia ka prezantuar tabelën, që sipas tij tregonte se si parashikohet të ndahen shpenzimet publike, duke zbuluar një disproporcion të madh. Sipas të dhënave të paraqitura, Spahia thekson se katër qarqet e veriut të Shqipërisë pritet të përfitojnë vetëm 6% të totalit të shpenzimeve publike.

Ndërsa tetë qarqet e tjera të vendit do të marrin pjesën dërrmuese prej 94% të buxhetit. Spahia e cilësoi këtë ndarje si aspak e balancuar dhe madje diskriminuese ndaj banorëve të veriut.

"Unë kam një tabelë këtu ku paraqitet ndarja e shpenzimeve publike për buxhetin e vitit 2026. Dhe qartësisht shikohet një pabarazi e theksuar midis përqindjes që i takon katër qarqeve të veriut për shpenzimet publike, e cila është vetëm 6%, ndërkohë që për tetë qarqe shpenzimet publike janë 94%. Pyetja ime është, mbi ç'bazë ka menduar Ministria e Financave një ndarje të tillë aspak të balancuar? Madje do ta quaja diskriminuese për katër qarqet e veriut," tha Spahia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI