Flash

Eminem padit kompaninë australiane “Swim Shady”

Lapsi.al 19 November 2025
Eminem padit kompaninë australiane “Swim Shady”

Eminem ka nisur veprime ligjore kundër një kompanie australiane të plazhit me emrin Swim Shady, duke pretenduar se marka e tyre krijon konfuzion me identitetin e tij artistik.

PEOPLE konfirmon se artisti 53-vjeçar, me emrin e vërtetë Marshall Mathers, ka paraqitur një kërkesë në SHBA për të anuluar markën tregtare, e cila u miratua nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave më 29 shtator.

Sipas dokumenteve ligjore, Eminem pretendon se ekziston një “rrezik i madh konfuzioni”, dhe se publiku mund të mendojë gabimisht se produktet e Swim Shady — çadra plazhi, çanta, peshqirë dhe rroba banje — janë të lidhura me të apo të licencuara prej tij.

“Konsumatorët mund të besojnë gabimisht se marka Swim Shady lidhet me Eminemin,” thuhet në padinë e tij.

Reperi thekson gjithashtu se kompania me bazë në Sidnej po shkel edhe markat e tij tregtare në Australi, ku ai ka regjistruar më parë Shady, Shady Limited, si dhe ka aplikuar për Slim Shady në janar 2025.

Themeluesi i Swim Shady, Scott, së bashku me partneren e tij Elizabeth Afrakoff, thotë se kompania nuk ka asnjë lidhje me reperin dhe se ata do të luftojnë në gjykatë:

“Swim Shady është një biznes i vogël australian, krijuar për të mbrojtur njerëzit nga dielli i fortë i Australisë. Ne do ta mbrojmë pronën tonë intelektuale.”

Reperi është aktualisht i përfshirë edhe në një tjetër proces gjyqësor kundër yjeve të Real Housewives of Potomac, Gizelle Bryant dhe Robyn Dixon, për emrin e podcast-it të tyre Reasonably Shady, që ai pretendon se cënon markat e tij të njohura “Shady” dhe “Slim Shady”.

Të këshilluara

Zbulohet tema e Met Gala 2026

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar temën e Met Gala-s 2026: “Costume Art”, një ekspozitë që do të tregojë se si trupi dhe moda kanë ndikuar njër...

18:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI