Flash

Mori 8 mijë euro duke u hequr si gazetar investigativ, arrestohet 36-vjeçari

Lapsi.al 19 November 2025
Mori 8 mijë euro duke u hequr si gazetar investigativ, arrestohet

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar i emisionit Piranja. Kaçi i ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI