Flash

5 orë e ngujuar në kryeministri/ Zbulohet pretendimi i Belinda Ballukut

Lapsi.al 20 November 2025
5 orë e ngujuar në kryeministri/ Zbulohet pretendimi i Belinda

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim të gjatë që zgjati mbi 5 orë në selinë e kryeministrisë me shefin e saj Edi Rama. Përpos të gjitha hamendësimeve që qarkulluan, orët e fundit po përvijohet një skenar mbi atë që ka ndodhur.

Rama dhe Balluku kanë shoshitur gjerë e gjatë mënyrën si të shpëtohet “numri dy i qeverisë” pas masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme për “pezullim nga detyra” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, tashmë të ekzekutuara.

LEXO EDHE: Peng në kryeministri/ Ç’po negocion Belinda Balluku me Edi Ramën

Në ndihmë të tyre u thirr edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja, aktualisht kryetar i komisionit të ligjeve.

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja |

Në mediat pranë qeverisë po raportohet se Balluku ka pretenduar se pezullimi nga funksionet që ka pasur është bërë në shkelje e Kushtetutës.

LEXO EDHE: A e paratha Top Channel rënien e Belinda Ballukut?

Sipas saj, këtë vendim nuk mund ta marrë kjo gjykatë, por vetëm Gjykata Kushtetuese pasi posti i zëvendës kryeministrit është i përcaktuar në kushtetutë. Nuk dihet ende nëse do të jetë kjo mbrojtja që do të bëjë Balluku pasi Kodi i Procedurës Penale në nenin 242 pika 2 thotë se masa e pezullimit nga detyra merret ndaj çdo funksionari publik, "përveç atyre të zgjedhurve sipas Kodit Elektoral”.

Pra, ligji përjashton vetëm ata që janë zgjedhur me votë nga populli siç janë deputetët dhe kryetarët e bashkive, të cilët nuk mund të pezullohen nga gjykatat. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” në rastin e tunelit të Llogarasë dhe në tenderimin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FMN ngre shqetësime për "Paqen Fiskale"

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Anke Weber dhe i përbërë nga ekspertë të tjerë të institucionit, zhvilloi vizitën vjetore në Tira...

17:40

Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s

Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që ng...

15:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI