Flash

Anullohet mbledhje e qeverisë për të premten, s'ka kush e drejton

Lapsi.al 20 November 2025
Anullohet mbledhje e qeverisë për të premten, s'ka kush e

Masa e dhënë nga Gjykata e Posacme për Belinda Ballukun ka ndryshuar dhe agjendën e qeverisë për të premten. Lapsi.al mëson se mbledhja e parashikuar të zhvillohej për orën 9:00 është anuluar.

Arsyeja është fakti se tashmë s’ka kush ta drejtojë. Vetë Edi Rama do të jetë i pranishëm në atë orë në eventin me komisioneren e BE, Marta Kos. Ndërsa Belinda Balluku ka masë pezullimi nga detyra.

Deri në këtë moment mëson Lapsi.al, nuk është lënë orar apo ditë tjetër se kur do të zhvillohet mbledhja e qeverisë. Në mungesë të Edi Ramës, mbledhjet i ka drejtuar Belinda Balluku.

E paqartë mbetet gjithashtu se c’do të ndodhë me fatin e saj, a do të shkarkohet në mbledhje qeverie si zëvendëskryeministre apo do të pritet apelimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Posacme të Apelit?

Mediat pranë qeverisë pasditen e sotme nisën të përhapnin variantin se Balluku e konsideron antikushtetuese masën që iu caktua nga gjykata pasi ajo nuk mund të pezullohet nga detyra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI