Flash

Balluku-Rama, më shumë se 4 orë të ngujuar në zyrë

Lapsi.al 20 November 2025
Balluku-Rama, më shumë se 4 orë të ngujuar në zyrë

Sapo mori vendimin e gjykatës për pezullim nga detyra dhe heqjen e pasaportës, Belinda Balluku u paraqit menjëherë në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Në momentin që Balluku u shfaq në shkallët e kryeministrisë, ora shënonte 12:24 dhe që prej asaj kohe, ajo vazhdon të qëndrojë aty, megjithëse janë bërë më shumë se katër orë pritje.

Spekulimet janë të shumta. Situata ngjan me një zyrtare të zënë në hall, që kërkon shpëtim përpara se të flasë publikisht.

Ndërkohë, kryeministri nuk ka dhënë asnjë qëndrim mbi masën e marrë nga Gjykata e Posaçme që ka urdhëruar shkarkimin e zv.kryeministres. Në vend të një reagimi për pezullimin e saj, Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi festive për Ditën e Alfabetit, për të dhënë përshtypjen se ka prioritete të tjera.

Disa orë më parë, në hyrjen e kryeministrisë është shfaqur Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve, një lëvizje që tregon se situata po trajtohet për të gjetur një kleçkë ligjore. Të paktën në dukje, këtë pasdite Rama është në hall, pasi nuk e ka të lehtë të nxjerrë nga zyra Belinda Ballukun, e cila e ka bërë të qartë se nuk do të bjerë e vetme nga pushteti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI