Flash

Bardhi: Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës

Lapsi.al 20 November 2025
Bardhi: Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e fundit të GJKKO, ku u shpreh se sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se qytetarët e dëmtuar nga taksat e vjedhura janë fituesit e kësaj beteje.

Ndërsa shtoi se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama, Belinda Balluku dhe mbështetësit e tyre në Kuvend, të cilët, sipas tij, nuk treguan asnjëherë përgjegjësi dhe moral, duke tentuar të mbrojnë aferat dhe të pengojnë drejtësinë.

Postimi i Plotë:

Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan. Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan. 

Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë. Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI