Flash

FMN ngre shqetësime për "Paqen Fiskale"

Lapsi.al 20 November 2025
FMN ngre shqetësime për "Paqen Fiskale"

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Anke Weber dhe i përbërë nga ekspertë të tjerë të institucionit, zhvilloi vizitën vjetore në Tiranë gjatë 4–14 nëntorit, në kuadër të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025. Në përfundim të vizitës, misioni publikoi një deklaratë me disa vlerësime dhe rekomandime të rëndësishme për ekonominë shqiptare.

FMN shprehu shqetësim të thellë për marrëveshjen e propozuar të ashtuquajtur “Paqja Fiskale”. Sipas deklaratës, elemente si marrëveshjet vullnetare për përcaktimin paraprak të fitimeve të tatueshme, pezullimi i auditimeve, fshirja e detyrimeve tatimore e doganore dhe rivlerësimi me norma të ulëta të pasqyrave financiare të së kaluarës, rrezikojnë të dëmtojnë ndjeshëm pajtueshmërinë tatimore.

FMN paralajmëron se këto masa mund të minojnë besueshmërinë e administratës tatimore dhe të përmbysin progresin e bërë deri tani në modernizimin e saj.

Në lidhje me lëvizjet e kursit të këmbimit, FMN vlerëson se forca e lekut shpjegohet kryesisht nga faktorë themelorë ekonomikë, ndërsa flukset spekulative financiare kanë pasur vetëm ndikim të kufizuar.

Për këtë arsye, misioni sugjeron që Banka e Shqipërisë të lejojë më shumë fleksibilitet të kursit të këmbimit dhe të mbështetet kryesisht te normat e interesit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ndërhyrjet në tregun valutor, sipas FMN-së, duhet të përdoren vetëm në raste të rralla dhe të justifikuara nga goditje jo-themelore.

FMN rekomandon gjithashtu shmangien e bonuseve me bazë të gjerë për pensionet, duke argumentuar se këto masa janë të vështira për t’u kthyer pas, deformojnë lidhjen mes kontributeve dhe përfitimeve dhe përbëjnë rrezik për qëndrueshmërinë fiskale. Sipas tyre, mbështetja duhet të përqendrohet në programe të targetuara të asistencës sociale për familjet dhe individët në nevojë.

Të këshilluara

Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s

Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që ng...

15:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI