Flash

Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Lapsi.al 20 November 2025
Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Në episodin e 20 nëntorit të The Kardashians, Kim Kardashian i tregoi motrës së saj Kourtney se mjekët kishin zbuluar një aneurizëm në trurin e saj pas një skanimi Prenuvo.

“Bëra një skanim Prenuvo dhe më thanë: ‘Gjithçka duket mirë, por ke një aneurizëm në tru. Ka qenë aty prej vitesh,’” tregoi Kim.

Pasi mori lajmin, ajo kontaktoi neurokirurgun e njohur Keith Black.

“I dërgova një foto dhe ai më tha që duhet të bëja menjëherë imazherinë e detajuar. Pyeta nëse mund të prisja dhe më thanë që faktor kryesor rreziku është stresi,” tha Kim.

Duke qenë në një periudhë jashtëzakonisht të ngarkuar — duke studiuar 10 orë në ditë për provimin e jurisprudencës — pritja nuk ishte një opsion i qetë.

Edhe Kourtney shprehu shqetësimin e saj: “Kim ka shumë përgjegjësi, mes punës dhe katër fëmijëve. Normalisht që nuk dua t’i ndodhë diçka.”

Prenuvo është një MRI e plotë trupore për të zbuluar herët sëmundje të ndryshme. Në vitin 2023, Kim e quajti këtë skanim “shpëtimtar jete”, duke shpjeguar se kishte ndihmuar edhe disa nga miqtë e saj. Pas publikimit të episodit ku u zbulua diagnoza, Kim dha një përditësim në Good Morning America. Ajo tha se pas skanimit Prenuvo bëri një sërë ekzaminimesh të tjera të trurit në Cedars-Sinai, duke siguruar fansat: “Gjithçka shkon mirë.”

Të këshilluara

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm E...

18:42

Zbulohet tema e Met Gala 2026

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar temën e Met Gala-s 2026: “Costume Art”, një ekspozitë që do të tregojë se si trupi dhe moda kanë ndikuar njër...

18:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI