Flash

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Lapsi.al 20 November 2025
SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskluzivitet në furnizimin e Ukrainës, duke shmangur nga konkurenca gazin azer që hyn në kontinent përmes gazsjellësit “TAP”.

Pak kohë më parë, Athina firmosi me palën ukrainase marrëveshjen Atlantic -See LNG Trade që siguron kalimin e gazit të lëngshëm të SHBA në Ukrainë, si kundërmasë ndaj shkëputjes me linjat ruse.

Mediat greke raportojnë se SHBA ka vënë veton për gazin azer dhe palës grek i është dashur të sqarojë se gazi në fjalë, pra "TAP", është vetëm një opsion i fundit për të mos lejuar ndërprerjen e furnizimit me marrëveshjen e sipërpërmendur, ndërkohë që ndërhyrja amerikane ka vënë në diskutim vlerën e nyjes ndërkombëtare “Route 3” që parashikon furnizimin e Ukrainës me gazin azer përmes korridorit vertikal dhe ndërlidhësit ICGB.

Incidenti sugjeron për një luftë të vërtetë tregtare në Ballkan dhe ndërhyrje brutale amerikane për të marrë Ukrainën si treg ekskluziv, ndërkohë që asnjë arsye ekonomike që lidhet me këtë qëndrim në kuadër të tregut energjetik.

Gazsjellësi TAP u tha se ishte projekt me mbështetje të SHBA, në konkurencë me South Stream që mbështetej nga Rusia, ndërkohë që sot, SHBA e shpërfill investimin e vet duke kërkuar akses direkt në tregun europian.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI