Flash

Bardhi për deklaratat e Marta Kos: Zëdhënëse e qeverisë së korruptuar

Lapsi.al 21 November 2025
Bardhi për deklaratat e Marta Kos: Zëdhënëse e qeverisë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi dhe për deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar. Madje ai komentoi dhe deklaratën e saj për raportin e OSBE-së për 11 majin.

“E sfidoj komisonerem e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës. Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI