Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

BBC: Çfarë dimë për planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lapsi.al 21 November 2025
BBC: Çfarë dimë për planin e SHBA-së për

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t'i dorëzojë zonat e rajonit industrial lindor të Donbasit të Ukrainës, të cilat janë ende nën kontrollin ukrainas.

Versionet e fundit të tekstit gjithashtu kërkojnë që Ukraina të zvogëlojë madhësinë e forcave të saj të armatosura në 600,000 njerëz.

Por çfarë tjetër dihet rreth planit dhe kush do të përfitojë më shumë prej tij?

Cilat janë pikat kryesore?

Drafti ka 28 pika. Disa janë të pranueshme për Kievin (sovraniteti i konfirmuar, marrëveshje mosagresioni, zgjedhje të parakohshme), por të tjera janë të paqarta dhe pa garanci të forta sigurie. Nuk ka detaje kush i garanton sigurinë Ukrainës.

Dorëzimi i territorit ukrainas dhe shkurtimi i forcave të armatosura

Plani kërkon që Ukraina të tërhiqet nga zonat e Donetskut ende nën kontrollin e saj dhe t’i dorëzojë si zonë të demilitarizuar Rusisë. Kërkon gjithashtu uljen e ushtrisë në 600.000 trupa. Ukraina i refuzon kategorikisht këto kushte si shkelje të sovranitetit.

E ardhmja e Ukrainës, me BE por jo me NATO

Propozon që Ukraina të heqë dorë nga NATO në kushtetutë, por të marrë akses në tregun e BE-së dhe të jetë kandidate për anëtarësim. Kievi kundërshton çdo kufizim të së drejtës për t’u bashkuar me NATO-n. Drafti ndalon vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Rikthimi i Rusisë nga izolimi

Parashikohet riintegrimi i Rusisë në ekonominë globale dhe rikthimi në G8. Kjo shihet e pamundur nga Perëndimi, sidomos për sa kohë Putin ka urdhër arresti ndërkombëtar.

Po për asetet e ngrira ruse?

Propozohen 100 miliardë dollarë fonde ruse të ngrira për rindërtimin e Ukrainës, me SHBA që merr 50% të fitimeve. 100 miliardë të tjera duhet t’i shtojë BE.

Çfarë mungon në plan?

Nuk ka kufizime për armët që Ukraina mund të zhvillojë, por parashikohet që çdo goditje ukrainase ndaj Moskës apo Shën Petersburgut e prish marrëveshjen. Nuk kufizon raketat e gjata ukrainase që tashmë po prodhohen.

A është ky një plan paqeje përfundimtar?

SHBA po shtyn për një afat agresiv (deri në Ditën e Falënderimeve), por vetë zyrtarët amerikanë thonë se është vetëm një listë idesh. BE dhe Rusia thonë se nuk e kanë parë zyrtarisht draftin.

A është drafti një listë dëshirash e Putinit?

Ka elementë që i shërbejnë Moskës (dorëzim territori, amnisti e përgjithshme), por disa pika nuk janë ideale as për Rusinë (heqja e sanksioneve me faza, marrëveshjet për NATO). Rusia ende s’e ka komentuar zyrtarisht. Drafti ka elementë që synojnë të balancojnë narrativat e të dy palëve.

BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI