Flash

Kapet shqiptari në Greqi, i akuzuar për trafikimin e 500 kg kokainë

Lapsi.al 21 November 2025
Kapet shqiptari në Greqi, i akuzuar për trafikimin e 500 kg

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim dhe gjithashtu ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti, për llogari të Belgjikës.

Policia greke njoftoi se i arrestuari është Osmen Hoxha, banues në Qendër të Fierit.

Media e vendit fqinj informon se arrestimi i tij u krye nga oficerë policie të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke.

Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një aksion ku në muajin shtator 2024 në portin e Antëerp të Belgjikës, u sekuestrua një kontejner i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI