Flash

Librazhd/ Probleme nga reshjet, dëmtohet prita e lumit, një urë jashtë funksionit

Lapsi.al 21 November 2025
Librazhd/ Probleme nga reshjet, dëmtohet prita e lumit, një urë

Sektori i Emergjencave Civile i Bashkisë Librazhd dhe salla operative e Komisariatit të Policisë kanë raportuar shfaqjen e dy problemeve serioze në territor, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe prurjeve të rritura të lumenjve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Njësinë Administrative Mirakë është konstatuar shembja e pritës lumore pranë një Hoteli, duke krijuar rrezik potencial për zgjerimin e dëmtimit dhe afrimin e ujërave drejt godinës dhe zonës përreth. Specialistët e terrenit po vlerësojnë gjendjen për të përcaktuar masat e menjëhershme të ndërhyrjes.

Ndërkohë, një situatë tjetër problematike është regjistruar në Njësinë Administrative Hotolisht, në fshatin Xhyrë, ku është dëmtuar këmba e mesit e një ure të tipit Bailey, çka ka sjellë ndërprerjen e qarkullimit për banorët e zonës. Ura konsiderohet lidhje e rëndësishme për lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve, dhe dëmtimi i saj ka krijuar vështirësi të menjëhershme në komunikim.

Bashkia Librazhd ka ngritur menjëherë dy grupe pune, të cilat janë nisur në terren për të inspektuar nga afër situatat e krijuara dhe për të vlerësuar masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se vlerësimi i detajuar i dëmeve dhe planifikimi i ndërhyrjeve efektive pritet të përditësohet në orët në vijim.

Autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përgjegjëse, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga...

07:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI