Flash

Rama: Nuk po lutemi të hyjmë në BE, po e provojmë se jemi gati

Lapsi.al 21 November 2025
Rama: Nuk po lutemi të hyjmë në BE, po e provojmë se jemi

Në Pallatin e Brigadave ka nisur punimet samiti Plani i rritjes “Rruga jonë drejt BE” ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

Rama u shpreh se rajoni po kërkon të rritet me Evropën dhe jo në kurriz të Evropës.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk po lutet që të hyjë në BE por po dëshmon çdo ditë se e meriton të jetë pjesë e unionit.

“Rajoni nuk ka provuar asnjëherë reforma në këtë shkallë në kuadër të planit të rritjes, janë 490 mln euro të lëvruara që prekin financat publike, energjinë dhe të gjitha fushat, e mbyllim me reforma që janë transformuese. Ndërtimi i arterieve të Evropës në korridorin 8 që është kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është kthyer në korridor sigurie për NATO. Është një rajon që kërkon të rritet me Evropën dhe jo në kurriz të Evropës. Evropa është diçka që po e ndërtojmë, Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë. Ne nuk po lutemi të hyjmë në BE, po provojmë çdo ditë se jemi gati”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI