Flash

Shehaj: Rama i shpall luftë SPAK-ut me Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 21 November 2025
Shehaj: Rama i shpall luftë SPAK-ut me Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Kryeministrit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të zv.kryeministres  Belinda Balluku, është përplasja përfundimtare e Edi Ramës me Prokurorinë e Posaçme SPAK, përpara se kjo e fundit të hetojë edhe kreun e Qeverisë Shqiptare.

Në një video mesazh kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Edi Rama do ta përdorë Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij, njësoj siç bëri në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn. Kjo është përplasja përfundimtare”.

Për Agron Shehajn, përplasja e fundit e Ramës me SPAK tregon se organi i hetimit është i pavarur në ushtrimin e funksionit të tij dhe se nuk do të vonojë dita kur para drejtësisë të dalë edhe Kryeministri i vendit.

“Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.

Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.

Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë. Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.

Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama” theksoi Shehaj duke nënvizuar se “ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë”. 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI