Flash

Shisnin drogë pranë gjimnazeve/ 12 të arrestuar në Durrës

Lapsi.al 21 November 2025
Shisnin drogë pranë gjimnazeve/ 12 të arrestuar në

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Blutë bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Në kuadër të operacionit “CLEANING 3”, janë sekuestruar 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.

Të tjerët e arrestuar janë: Blerim Oshafi, 32 vjeç, Aurel Prendi, 24 vjeç, Elkid Shehu, 19 vjeç, Taulant Dervishi, 36 vjeç, Fatmir Canollari, 31 vjeç, Greg Kamberi, 27 vjeç, Indrit Hadja-35 vjeç, Sulejman Shahaj, 58 vjeç, Indrit Dakavelli, 38 vjeç, Mariglen Keçi, 29 vjeç, Vladimir Shehu, 20 vjeç.

Për Mariglen Keçin dhe Vladimir Shehun rëndon edhe akuza për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë, vijon në kërkim edhe shtetasi B. M., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga...

07:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI