Flash

Trafiku i drogës, shqiptari i shumëkërkuar arrestohet në Spanjë

Lapsi.al 21 November 2025
Trafiku i drogës, shqiptari i shumëkërkuar arrestohet në

Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në qytetin Vigo një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

I dyshuari, i cili ishte larguar nga vendi për t’iu shmangur një dënimi deri në 30 vite burg, u kap pasi u identifikua me dokumente të falsifikuara si qytetar kroat. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i kuq nga Interpoli që prej majit, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas autoriteteve shqiptare, ai ishte i përfshirë në një operacion trafiku droge të nisur në shtator 2020, ku komunikonte me trafikantë të njohur për një ngarkesë të destinuar për Itali. Gjithashtu, akuzohet se paralajmëroi bashkëpunëtorët për një kontroll policor në banesën e tij, ku u sekuestruan 100 gram heroinë dhe pajisje për bllokimin e sinjalit. Megjithatë, ai dyshohet se kishte marrë masa për të fshehur drogën dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal. I arrestuari ndodhet tani në pritje të procedurës së ekstradimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI