Flash

Trump ul tarifat për disa produkte nga Brazili

Lapsi.al 21 November 2025
Trump ul tarifat për disa produkte nga Brazili

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ul tarifat për disa produkte bujqësore të importuara nga Brazili.

Udhëheqësi amerikan tha se “e konsideronte të përshtatshme të ndryshonte listën e mallrave për të cilat zbatohen tarifa shtesë doganore në përpjesëtim me vlerën e produktit, të cilat ai i kishte aplikuar më parë”.

Sipas Trump, këto tarifa nuk do të zbatohen më për “disa produkte bujqësore” të importuara nga Brazili. Presidenti i SHBA-së nuk e zbuloi listën e këtyre produkteve.

Kreu i administratës së Uashingtonit sqaroi se vendimi për të ulur tarifat u mor në veçanti në lidhje me fillimin e suksesshëm të negociatave tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga...

07:47

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI