Flash

Berisha për Ballukun: Lubia i kërkoi me insistim Ramës të mos e zëvendësonte

Lapsi.al 22 November 2025
Berisha për Ballukun: Lubia i kërkoi me insistim Ramës të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimin e saj nga SPAK.

Sipas Berishës, gjatë një debati 7-orësh mes Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, Balluku ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj.

“Më jep kohë, se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë”, i ka thënë Balluku kryeministrit, sipas denoncimit të kreut demokrat.

Berisha pretendon gjithashtu se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë plotësisht në krah të Belinda Ballukut për të mbrojtur pozicionin e saj.

"Breaking News!

Veshi i mureve informon:

Vlora Hyseni në krah të Lubisë!

Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: “Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim”. Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH). Pyetja eshte: a ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar? A do përdorë këtë shantazh dhe për Belen?", shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI