Flash

Trafik dhe vrasje, GJKKO dënon grupin kriminal, pjesë e tij edhe ish-shefi i policisë

Lapsi.al 22 November 2025
Trafik dhe vrasje, GJKKO dënon grupin kriminal, pjesë e tij edhe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 7 anëtarët e një grupi kriminal të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, mes të cilave trafik narkotikësh, dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Bëhet fjalë për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Adrian Cenajn (Dedja), Dedan Gjonin, Besmir Murtatin dhe Albert Prengën.

Gjykata ka pranuar gjykim të shkurtuar për 7 të pandehurit, duke sjellë uljen me 1/3 të masës së dënimit për secilin prej tyre.

Dënimet e vendosura nga GJKKO

Ismail Zeneli u shpall fajtor për disa vepra penale, përfshirë “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Në total, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg, me vuajtje në një burg të sigurisë së lartë.

Bujar Ajeti (Gremizi) u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Gjykata e deklaroi të pafajshëm për një nga akuzat e armëmbajtjes. Pas uljes për gjykimin e shkurtuar, dënimi përfundimtar është 6 vite burg.

Adrian Cenaj (Dedja) u shpall fajtor për “Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Dedan Gjoni u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në total, duke përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua me 8 vite burg.

Besmir Murtati u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, me një dënim përfundimtar prej 8 vite burg.

Albert Prenga u dënua për të njëjtat dy vepra penale si Murtati, duke përfunduar me 8 vite burg./ Ora News

Të këshilluara

Balluku rikthehet në gjykatë (FOTO)

Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata ...

11:27

Vuçiç: Kroacia synon dobësimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Ba...

10:46

Moti, fundjavë me reshje të dendura

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut par...

08:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI